SHBA: Ushtari amerikan ka dhënë informacione “të arta” për talibanët

Ushtari amerikan, Bowe Bergdahl, ka dhënë informacione “të arta” të inteligjencës për militantët talibanë, që e kanë mbajtur atë të robëruar në Afganistan për pesë vjet, kanë thënë dje zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, njofton REL.

Duke folur në seancën e dëgjimit për caktimin e dënimit për këtë ushtar lidhur me akuza për dezertim, në një gjykatë ushtarake në shtetin, Karolina Veriore, analistja e inteligjencës, Amber Dach, e ka përshkruar gjendjen se si Bergdahl ka dashur t’i ndihmoj zyrtarët e inteligjencës sa ishte në një spital në Gjermani, disa ditë pasi ishte liruar nga talibanët, gjatë një këmbimi të të burgosurve, në vitin 2014.

Megjithqë me zë të dobët, ai i kishte ndihmuar autoritetet.

“Ai ishte shumë i motivuar për t’i dhënë të gjitha detajet që atij i kujtoheshin”, tha Dach gjatë dëshmisë së saj dhe ka shtuar se “ishte një minierë e arit”.

Një zyrtar nga një agjenci ushtarake, që i ndihmon ish-ushtarët e zënë, tha se informatat të cilat ia kishte dhënë Bergdahl, ishin shumë të vlefshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button