Tronditja e madhe politike

Në Maqedoni thuajse çdo gjë është shuar. Ranë keq dhe në mënyrë të trishtë nacionalizmat, statujat, ndërtesat e magjishme të Nikola Gruevskit në Shkup dhe se tashmë një forcë politike që deri dje ishte në opozitë ka marrë frenat e qeverisjes. Bëhet fjalë për LSDM, por se BDI ka mbetur në skenën politike, tashmë e përgjysmuar, është rritur ndjeshëm dhe se mundet që të jetë një forcë kërcënuese në kuptimin e mirë të fjalës për të nesërmen edhe BESA, kurse shqiptarët janë më të fituar se asnjëherë më parë. Historia u rrotullua dhe se kjo gjë ka ndodhur shumë shpejt. Gjërat sikur janë duke shkuar në vendin që meritojnë.

LSDM po hap edhe vendin ndaj nacionalizmave, teksa mund të pranojë edhe një emër për Maqedoninë, e se dëshiron anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO. Por LSDM ka marrë shumë hov, tashmë ka shumë pushtet, së bashku me partitë shqiptare në koalicion. Nuk duhet dhe s’ka përse të ndodhë që tashmë këta meqë e morën pushtetin, të bëjnë atë gjë që ka bërë VMRO dhe maqedonasit nacionalistë mbi ta. Kjo, kjo gjë nuk ka përse të ndodhë dhe se edhe te shqiptarët ka disi nacionalizëm.

Njerëzit u shitën gjithashtu, teksa e kthyen votën e tyre në mënyrë të pabesueshme, nga me VMRO, u bënë më LSDM. Njerëz që shiten, shohin pra kush e ka pushtetin. LSDM ka pushtet thuajse absolut dhe se edhe kjo qeverisje duhet parë me kritikat e veta. Maqedonia është një shtet i dobët.  Ajo që dihet është se ka tronditje politike. Në VMRO kërkojnë “kokën” e Gruevskit, teksa kanë thënë se duhet që partia të njohë reformimin, duke mos qenë Gruevski në krye. Sidoqoftë, ka qenë Gruevski, shpatullat e tij që bënë që një parti nacionaliste si VMRO të fitojë pushtetin për shumë vjet rresht.

Tashmë VMRO ka rënë, gjykime për të mund të ketë, me zyrtarë të lartë që ishin dikur. Tronditje ka edhe në Kosovë, tronditje ka edhe në Shqipëri. Është koha e tronditjes së Ballkanit. Edhe Serbia ka tronditje, por duket se është mësuar me to dhe fort përshtypje nuk i bëjnë. Procese gjyqësore ka. Trazira gjithashtu ka, e ata vazhdojnë pareshtur, me shpresën se një ditë në vend të zezonjës do të ketë ylber, drita dhe yje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button