Amerikë, zbulohet identiteti i dy personave me të cilët ka kontaktuar Papadopulos

Mediumet amerikane sot akuzuan se agjencia e lajmeve AP e ka zbuluar identitetin e dy shtetasve të huaj, kryesor për mbajtjen e kontakteve mes Rusisë dhe ish-këshilltarit të presidentit amerikan, Xhorxh Papadopullos.

Sipas shkrimeve të mediumeve, AP pohon se ka marrë letra elektronike prej të cilave imponohet konkludimi se Papadopullos ka zhvilluar letërkëmbim me Xhozef Mifsud dhe Ivan Timofeev.

Mifsud është profesor dhe drejtor nderi i Akademisë londineze të diplomacisë, ndërsa Timofeev drejtor programor i Këshillit rus për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë.

Në dokumentet gjyqësore të parashtruara nga hetuesi special RObert Mjuler nuk emërohen ata dy persona.

Në to është cekur se Papadopullos në prill të vitit 2016, rusëve u ka dhënë “gjëra të pista” për kandidaten e demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillari Klinton, në formë të letrave elektronike dhe se ai ka qenë në kontakt edhe me një person tjetër, i cili ka pasur lidhje me Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button