“Vangadria”: Puxhdemon nuk u kthye nga Brukseli në Barcelonë

Kryeministri i shkarkuar katalanas Karles Puxhdemon, nuk u kthye në Barcelonë nga Brukseli, publikoi gazeta spanjolle “Vangardia”. Në kryeqytetin katalanas kanë mbërritur vetëm ish-këshilltarët e tij, njofton gazeta.

Gazeta “Vangadria”, duke iu referuar deklaratave të udhëtarëve të cilët pohonin se Puxhdemon është në aeroplanin e tyre, publikoi se ai nga Brukseli kthehet në Barcelonë. Por, në Barcelonë kanë mbërritur vetëm ish-kryetari i Këshillit katalanas për punë të brendshme Joakim Forn dhe ish-këshilltarja për punë, politikë sociale dhe familje Dolores Basha.

“Aeroplani tani ateroi në aeroportin El Prat në Barcelonë. Në aeroplan megjithatë nuk ndodhej Karles Puxhdemon, edhe pse udhëtarë nga i njëjti fluturim i bindën gazetarët nga ‘Vangadria’ në të kundërtën”, shkroi gazeta.

Kundër Puxhdemonit dhe bashkëpunëtorëve të tij është ngritur akuzë për nxitje të kryengritjes, ndërsa secili prej tyre mund të fitojë deri në 30 vjet burg. Para pak kohësh, Puxhdemon tha se është i përgatitur të shkojë në burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button