Spasovski: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje parlamentare, por a i nevojiten ato tani Maqedonisë

LSDM është e gatshme të shkojë edhe në zgjehdje parlamentare. Megjithatë, pyetja është nëse janë të nevojshme, apo a duhet në këtë moment të bëjmë diçka për Republikën e Maqedonisë, theksoi mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në televizionin Kanal 5, duke u përgjigjur në pyetje lidhur me shtatë kërkesat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Tha, se mund të bisedohet, por kërkoi të hapet debat në opinion nëse ato kërkesa janë serioze apo jo.

“Gruevski kërkon Prokurori tjetër speciale publike, ndërkaq ai nuk mund të shpëtojë nga kjo PSP, përse i duhet prokurori tjetër speciale”, pyeti Spasovski.

Lidhur me kërkesën për amnisti për rastet në Kuvendin e RM-së të 27 prillit, minsitri tha se nuk mund të ketë amnisti sepse atëherë, siç theksoi, ka ndodhur shkelje e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Për akuzat nga Gruevski se ai dhe njerëz të partisë së tij janë përgjuar, Spasovski theksoi se koha e ndjekjes së komunikimeve elektronike pa urdhër gjyqësor janë e kaluar dhe kërkoi që ai të ofrojë dëshmi për pohimet e tij.

“Për momentin nuk po ndiqet apo përgjihet asnjë politikan në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Spasovski.

Tha se nëse Gruevski nuk ofron dëshmi për akuzat e tij, duhet të bartë përgjegjësi për akuzim të rrejshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button