Kuvendi do ta mbajë seancën e 18-të

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi për sot e caktoi seancën e 18-të, e para pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në rend dite të seancës janë Propozimi i vendimit për ndryshim të Vendimit për dërgim të një pjesëtari të ARM-së në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 15 paragrafi 4 alineja 5 dhe neni 69 nga Ligji për tokë ndërtimore, i parashtruar nga kryetari i Komunës Ilinden, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 12 dhe nenit 13 nga Ligji për tokë ndërtimore, të parashtruar nga u.d. kryetar i Komunës së Strugës, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 9 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji për furnizime publike, i parashtruar nga kryetari i Komunës së Kumanovës, si dhe kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 14 paragrafi 4 dhe neni 42 paragrafi 10 nga Ligji për lëndë të para minerale, i parashtruar nga kryetari i Komunës së Bogdancit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button