Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar 13 ankesa në KSHZ për votimin në Strugë

Aleanca për Shqiptarët sot deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka parashtruar 13 ankesa për votimin për kryetar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë, lajmëroi MIA.

Kandidati për kryetar komune i Aleancës për Shqiptarët për Strugën dhe lider i partisë Zijadin Sela të dielën mori 13.157 vota, derisa kandidati i BDI-së Ramiz Merko mori 13.945 vota.

Sela në deklaratën  për media pas përfundimit të votimit tha se nuk i pranon rezultatet e votimit dhe paralajmëroi se partia e tij do të parashtrojë ankesa për parregullsi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Afati për parashtrimin e ankesave për votimin përfundoi në orën 19, ndërsa afati i fundit për parashtrimin e ankesave për procedurën e mbledhjes dhe konfirmimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale përfundon në orën 2 pas mesnate.

KSHZ-ja, pas pranimit të ankesave, është e obliguar të marrë vendim në afat prej 48 orëve.

Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, apas ankesës, është e obliguar të marrë vendim në afat prej 48 orëve nga pranimi i saj.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. a ka harru ASH-ja se Ziadini e akuzoj Ali Ahmetin per tentim vrasjeje …
    Si eshte e mundur qe te jete ne qeveri kurr tane kohen ka fol per rrezimin e qeverise Lsdm dhe Bdi duke kerkuar tani zgjedhje te parakohshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button