Duining biznes 2018: Maqedonia në mesin e ekonomive më të mira të renditura në rajon

Maqedonia është renditur në vendin e 11-të në edicionin më të ri të raportit Duining biznes të Grupacionit të Bankës Botërore dhe së bashku me Gjeorgjinë e cila është në vendin e 9-të dhe Lituania në vendin e 16-të janë ekonomitë më të mira të renditura nga rajoni, transmeton MIA.

Maqedonia, siç qëndron në raport, ka implementuar 41 reforma, njëjtë si edhe Kazakistani, ndërsa Gjeorgjia 47, e cila me më shumë reforma në 15 vitet e kaluara.

“Edhe krahas krizës së prolonguar politike edhe më tej është njëra ndër ekonomitë më të mira të renditura sipas lehtësimit të biznesit”, thotë Marko Mantovaneli, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Shkup.

Sipas tij ky është një lajm i mirë, por gjithashtu është me rëndësi përqendrimi drejt një sërë faktorësh dhe politikave të cikat ndikojnë në klimën e biznesit në një ekonomi dhe konkurrencë, të cilat nuk janë përfshirë me Duining biznes, me qëllim që vendi ta arrij qëllimin e dëshiruar për fitime të qëndrueshme nga produktiviteti dhe të tërheqë më shumë investime.

Si suksese më të rëndësishme të Maqedonisë gjatë 15 viteve të kaluara përfshihen se është ekonomia e vetme me nivel të lartë të të ardhurave mes 20 vendeve  në renditjen e përgjithshme të lehtësimit të bërjes së biznesit . Maqedonia është në vendin e dytë sipas numrit të reformave të zbatuara, gjithsej 41, mes 20 ekonomive më të mira.

“Maqedonia nga viti 2007/2008, qëndron në raport, ka nisur reforma gjithëpërfshirëse  në ndërtimtari, me të cilat u bë i detyrueshëm angazhimi i inxhinierëve privatë të licencuar nga Oda e Inxhinierëve, që të zbatojnë revizione të pavarura të planeve të planeve të ndërtimit. Që atëherë, Maqedonia ka vërejtur përmirësime të rëndësishme në efikasitetin e rregullimeve të ndërtimit të matur nga Doing biznes. Kompromis ishte rritja e shpenzimeve rregullatore.

Edicioni më i ri i raportit të Duining  biznes të Grupit të Bankës Botërore, e cila shënon 15 vjetorin e ekzistimit të saj, ekonomitë e rajonit  të Evropës dhe Azisë Qendrore kanë vazhduar me programe aktive të reformave për të përmirësuar mjediset e tyre të bizneseve, krijim të  vendeve të punës dhe nxitjen e rritjes.

Duining biznes 2018: Reformat për krijimin e vendeve të punës vëren 44 reforma në rajon gjatë vitit të kaluar, që sjell deri në gjithsej  673 reforma të zbatuara gjatë 15 viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button