Iraku merr kontrollin e kufirit të rajonit kurd me Turqinë

Sipas kryeministrit turk, Binali Yildirim, forcat qeveritare irakiane kanë marrë kontrollin e kufirit kryesorë të rajonit kurd të Irakut me Turqinë, transmeton REL. 

Kufiri Ibrahim al-Khalili, “i është dorëzuar qeverisë qendrore” të Irakut, ka thënë Yildirim në një paraqitje televizive në Ankara.

Sipas tij, të gjitha pikat kufitare do të mbikëqyren nga zyrtarët irakianë dhe ata turqë.

Rajoni kurd i Irakut, është izoluar pas referendumit për pavarësi nga Iraku, i muajtur muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button