Hasani dhe Ibraimi, sulmi “vrastar” i Shkëndijës

Shkëndija ka vazhduar ecurinë pozitive në kampionatin e Maqedonisë, duke qëndruar lidere e renditjes. 31 pikë nga 13-të ndeshje dhe diferenca e krijuar ndaj rivalëve për titullin është paralajmërim i mirë për një sezon të suksesshëm, si dhe udhërrëfyes për vazhdimin e sezonit.

Ecuria e këtillë sigurisht se mbështetet në lojën kolektive, por imponon efikasiteti i skuadrës që në 13-të takime ka realizuar 38 gola, apo mesatare prej 3 golave në ndeshje. Kjo e bën Shkëndijën bindëshm ekipin më efikas deri tani në kampionat, ndërsa është interesant fakti se më shumë gola se çdo ekip tjetër në Ligën e Parë kanë shënuar bashkarisht vetëm Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi.

Dy kuqezinjtë janë në krye të listës së golashënuesve, me Hasanin që mban vendin e parë me 10-të realizime, ndërsa ndiqet nga Ibraimi me 9-të gola apo fiks gjysma e golave të realizuar këtë sezon nga kuqezinjtë.

Pas Shkëndijës ekipi që ka shënuar më shumë gola është Akademia Pandev me 18-të realizime, apo një gol më pak se efekti i dyshes Buba-Ibra dhe Vardari që në 11-të takime (ka dy ndeshje më pak të luajtura) ka shënuar 17-të gola. Ndryshe përveç 19-të golave të Hasanit dhe Ibraimit, 19-të tjerët janë realizuar nga 7-të lojtar të Shkëndijës dhe dy autogola të Ilievit të Rabotniçkit dhe Krivanjevës së Shkupit.

Junior, Emini dhe Alimi numërojnë nga 4 gola, Radeski ka shënuar 2 herë, ndërsa nga një gol qëndron pas emrave të Abdurahimit, Shefitit dhe Todorovskit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button