Korea e Veriut – Shembet tuneli ku u realizuan testet bërthamore, 200 të vdekur (FOTO)

Të paktën 200 njerëz kanë vdekur pas shembjes së një tuneli ku u realizuan testet bërthamore në Korenë e Veriut.

Shembja e tunelit ka ndodhur në vendin e testimit bërthamor Punggye-ri në veri-lindje të vendit më 10 tetor, sipas TV Asahi të Japonisë.

Sipas raportit, 100 persona ndodheshin në tunel në momentin shembjes së tij. Ndërsa një shembje e dytë ndodhi gjatë përpjekjeve për ti shpëtuar ata duke rritur numrin e viktimave në të paktën 200.

Fatkeqësia ka shkaktuar frikë nga një rrjedhje radioaktive e cila mund të nxiste një katastrofë si e Çernobil ose Fukushima, transmeton Oranews.

Një zyrtar i Koresë së Veriut tha se shembja ndodhi gjatë ndërtimit të një tuneli nëntokësor, raporton agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Ndërsa Lee Eugene, një zëdhënëse në Ministrinë e Bashkimit të Koresë së Jugut, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për raportin, por nuk dimë asgjë për këtë.”

Testimi i gjashtë bërthamor i Kim Joing-un besohet se ka dobësuar malin dhe kjo ka sjellë aksidentin tragjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button