Brenda dy vjetëve, për 26 rrugë do të shpenzohen 86 milionë euro

Për dy vjet, për sa pritet të përfundojë cikli i investimeve nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL), në Maqedoni për rregullimin e autostradave pritet të shpenzohen 86 milionë euro. Kështu bëri të ditur sot ministri i MTL-së, Goran Sugareski, raporton Portalb.mk.

“Për dy vjet, sa edhe parashihet të zgjat cilki i investimeve të reja për rregullimin e rrugëve do të shpenzohen 86 milionë euro. Kjo shumë do të shkojë për rregullimin e 26 rrugëve që në total paraqet 420 kilometra”, tha Sugareski.

Në këtë cikël të investimeve, krahas rrugëve Kriva Pallankë- Rankovcë, parashihet edhe rregullimi i rrugës Shkup-Bllacë në gjatësi prej 12.5 kilometravë në vlerë prej 3 milionë euro, rruga Stugë-Qafë Thanë në gjatësi prej 19 kiometra dhe rruga Nakushtak- Kumanovë në gjatë prej 12 kilometra e cila do të kushtojë 2.5 milionë euro.

Parashihet edhe rregullimi i rrugëve: Katllanovë-Petrovec me gjatësi prej 6.5 kilometra në vlerë prej 5 milionë euro, Probishtip-Krupishte në gjatësi prej 18 kilometrave  në vlerë prej 5 milionë euro, Mavrovë-Zhirovnicë në gjatësi prej 20 kilometravë në vlerë prej 4 milionë euro, Shtip-Radovish në gjatësi prej 20 kilometrave në vlerë prej 3 milionë euro, Karpallak-Zhelinë në gjatësi prej 16 kilometrave në vlerë prej 2.5 milionë euro.

Siç njofto Sugareski, 26 rrugët do të rregullohen brenda 2 vjetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button