Masakroi gruan me çekiç se e pa në disko, publikohet foto e shqiptarit

Nje ngjarje e rende raportohet nga nje familje shqiptare ne Itali, ku burri ka tentuar te vrase gruan dhe ajo ndodhet ne gjendje te rende shendetesore, njofton Lajmifundit.al.

Mediat italiane shkruajne se eshte arrestuar muratori shqiptar 55-vjeçar, i quajtur Besnik Habibaj. Ai u vu ne pranga nga policia për vrasje te mbetur në tentativë.

Ish gruaja, Trendelina Halimi, gjithashtu edhe ajo shqiptare, 41 vjeçe, është shtruar në gjendje kome në Spitalin Torrette në Ancona.

Thuhet se burri e ka goditur gruan me çekiç ne koke disa here, duke i shkaktuar gjendje kome.

NGJARJA

Gruaja kishte shkuar ne nje disko me disa mikesha, por shumë shpejt, edhe ish-burri i saj u shfaq në te njejten disko.

41-vjeçarja, e shqetësuar se ish-burri mund ta sulmonte, doli nga disko. 55-vjeçari e ndoqi, dhe pasi e ndaloi, në parkingun e diskos, e qelloi disa here ne koke me një çekiç qe e mori nga bagazhi i makines shkruan Panorama.

Shqiptari u kap nga badigardet e diskos dhe më pas u arrestua nga oficerët e Maceratës.

Çifti jeton në Pollenza për njëzet vjet bashkë me dy fëmijët e tyre. Disa muaj më parë, gruaja e kishte denoncuar burrin e saj për dhune ne familje. Ajo kishte marre edhe urdher mbrojtje por pa rezultat. Edhe pse ishte detyruar të largohej nga shtëpia, ai e gjeti ne disko dhe mori hak. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button