Aleanca për Shqiptarët nuk del nga Qeveria

Treshja e koalicionit qeveritar, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, do të vazhdojë të mbetet e njëjtë. Zyrtarisht nga Qeveria deklaruan se në këtë institucion nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një debat të tillë, duke na adresuar për përgjigje te partitë. Nga partia e Ziadin Selës përsërisin qëndrimin e tyre se janë të përcaktuar për reforma dhe për bashkëpunim në zbatimin e programit qeveritar me të cilin parashikohen këto reforma, njofton Alsat M.

“Qeveria është një sistem, një tërësi e cila duhet të përbëhet prej njësive që kanë veçori të përbashkëta. Në rastin konkret, ne e llogarisim veten si qeveri reformatore dhe unë nuk shoh asnjë arsye që Aleanca për Shqiptarët të mos jetë pjesë e kësaj qeverie sepse ne jemi të përcaktuar për të bërë reforma”, deklaroi Elmi Aziri, shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button