Shkup, nga 3 nëntori nis festivali “Solemnitete vjeshtore të muzikës”

Me fillim nga 3 nëntori deri më 30 nëntor në Shkup do të mbahet edicioni i 18-të i festivalit tradicional “Solemnitete vjeshtore të muzikës”, ku në gjithsej 13 koncerte do të performojnë artistë të shquar nga Maqedonia, Turqia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Suedia dhe Hungaria, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky festival organizhet nga Drejtoria e Kulturës dhe Artit të Shkupit, në mbështetje të Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” – Shkup, ndërsa synimi kyç është stimulimi, promovimi dhe zhvillimi i kulturës muzikore në përgjithësi.

“Në aktivitetet tona të përbashkëta kemi realizuar disa ngjarje të rëndësishme me anë të të cilave kemi lënë një gjurmë të thellë në jetën kulturore të kryeqytetit të vendit, por do të thoja edhe në jetën kulturore të Maqedonisë në përgjithësi”, u shpreh drejtori i Kulturës dhe Artit të Shkupit, Nikolla Gligorov, duke iu referuar Qendrës Kulturore Turke ‘Yunus Emre’ – Shkup.

Në mbështetje të qendrës “Yunus Emre”, më 16 nëntor në festivalin e sivjemë do të performojë vokalistja turke Elif Çağlar, së bashku me jazz grupin e saj të përbërë nga Çağri Sertel, Volkan Hürsever dhe Ediz Hafizoğlu.

Drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Yunues Emre” – Shkup, Şemsettin Şeker, tha se këto aktivitete ndihmojnë jo vetëm promovimin e vlerave turke në Maqedoni, por edhe promovimin e vlerave maqedonase në Turqi.

“Ne ndajmë vlera të përbashkëta kulturore të cilat padyshim kontribuojnë edhe më tej t’i zhvillojmë këto vlera të përbashkëta kulturore. Maqedonia dhe Turqia në shumë gjëra janë të ngjashme me njëra-tjetrën. Shumë lehtë mund t’i vërejmë dhe t’i shohim këto gjëra, në aspektin e mënyrës së veshjes, të të menduarit, me një fjalë në aspektin e jetës së përditshme”, u shpreh ai.

Edicioni i sivjemë i këtij manifestimi do të hapet në Operën dhe Baletin e Maqedonisë me një program të dyfishtë, ku do të performojnë artistë nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button