Maqedoni, ministritë për 15 ditë duhet të publikojnë revizionin në uebfaqe

Qeveria e Maqedonisë me kërkesë të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot ka sjellë vendim ku obligohen të gjitha ministritë, në përjashtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Mbrojtje, në afat prej 15 ditësh të publikojnë 21 dokumente në uebfaqet e tyre të internetit si formë revizioni për buxhetin, strukturën organizative dhe transparente të tyre, raporton Portalb.mk.

Sipas ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski ky vendim i Qeverisë vje si rezultat i pozitës së Maqedonisë në rang-listen e shteteve ballkanike, e cila është e fundit për shkak të mos publikimit të të dhënave në uebfaqe.

“Qeveria e Maqedonisë më kërkesë të Ministrisë ka sjellë vendim ku obligohen ministritë në Maqedoni që brenda afatit prej 15 ditësh të publikojnë 21 dokumente revizionale për buxhetin e planifikuar dhe realizuar; për furnizimet publike; organizimin e brendshëm dhe të jashtëm të punës; strukturën organizative, emrat, email-adresat e të punësuarve veçanërish atyre që janë përgjegjës për komunikim më publikun; biografitë për ministrin, zëvendës-ministrin dhe sekretarin shtetëror; udhëzime dedikuar punëtorëve dhe të punësuarve dhe emrin e personave të obliguar për mbrojtjen e të dhënave përsonale”, tha Mançevski.

Sipas tij përveç se do të duhet të publikohen dokumentet që nga viti 2016, të njëtat duhet të azhurnohen vazhdimisht.

Ministri Mançevski bëri të ditur se ky vendim nuk e përkap Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Mbrojtjes në pjesën e planeve të parapara, sistematizimit të brendshëm dhe organizues për shkak të sigurisë së të punësuarve.

Përndryshe, Maqedonia në nivel rajonal, sa i përket transparencës dhe publikimit revizional gjendet në vendin e fundit. Rangimi i Maqedonisë si e fundit vje si rezultat i analizës rajonale të bërë, në të cilën Maqedonia plotësoi 36% të indikatorëve të hulumtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button