Kıvanç Tatlıtug përfundon në gjykatë, mashtrohet me 1 milion dollarë

Aktori i famshëm turk, Kıvanç Tatlıtug, ka hapur një proces gjyqësor kundër kontabilistit të tij të vjetër për mashtrim, me një shifër që mendohet se shkon më rreth një milion dollarë, njofton Revista Class.

Me arsyetimin se ka qenë duke paguar taksat, kontabilisti mendohet ta ketë mashtruar me një shifër të konsiderueshme aktorin e njohur.

Sipas raportimeve të ‘Sabah daily’, Tatlıtug ka dorëzuar një peticion në zyrën e prokurorisë pasi u lajmërua më 29 shtator se kishte më shumë se 3.5 milionë lira turke borxh për taksa dhe interesa.

Sapo mësoi për borxhin, Tatlıtug provoi të kontaktonte me kontabilistin e tij, Erdal D, por nuk ia arriti.

Në peticionin e paraqitur nga avokati i tij, Tatlıtuğ pretendoi se ka transferuar para në llogari të ish-kontabilistit, në data të ndryshme, për të gjitha shërbimet për taksat që duhet të paguheshin në emër të tij, por, me sa duket, Erdal D i ka mbajtur paratë për vete.

Nga peticioni mësohet se kontabilisti i ka shkaktuar aktorit një dëm material prej 3.5 milionë lirash turke (923 mijë dollarë).

Tatlıtuğ, i cili u bë i famshëm pasi fitoi çmimin “Best Model of the World” në vitin 2002, është aktualisht ndër aktorët më të pëlqyer dhe më të paguar në Turqi.

Përveç Turqisë, ai ka me mijëra fansa në të gjithë botën, sidomos në Lindjen e Mesme, ku transmetohen serialet turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button