Shëmti amerikane, Kevin Spacey akuzohet për ngacmim seksual, mbrojtja që zgjedh ia rëndon gabimin

Nëse do vëmë humanë në piedestale, nuk është çudi t’i shohim ata to bien si të gjithë idhujt e rremë. Fituesi dy herë i Oscar-it, Kevin Spacey është akuzuar për ngacmim seksual nga aktori Anthony Rapp, i cili ka deklaruar që, 31 vjet më parë, kur ai shte 14, është ngacmuar nga Spacey në atë kohë 26 vjeç, përcjell Revista Class.

Kjo deklaratë shpërtheu si bombë në gjithë botën artistike. Emmy anuloi çmimin e fundit për aktorin e njohur, ndërsa rrjeti Netflix, ndërpreu transmetimin e serialit të suksesshëm House of Cards ku interpreton aktori i njohur.

Sigurisht, erdhi dhe reagimi i Spacey-t. Ai i bëri gjërat më keq seç ishin. Atëherë kur nuk e kishte pyetur njeri fare, pasi tha ca fjalë ndjese dhe justifikuese, përfshirë që nuk i kujtohej sepse kishte qenë i dehur, pranoi që ishte homoseksual. Sigurisht, një deklaratë e tillë, është një lajm bombë, por ishte e pavend në këtë kohë kur ai po fajësohej për ngacmimin e një djali 14 vjeçar.

“Kjo histori më ka inkuruajuar të prek disa gjëra të tjera për jetën time. Unë kam pasur marrëdhënie si me burra dhe me gra”, ka thënë ai duke vazhduar më tej. “Unë kam dashur dhe kam pasur marrëdhënie romantike me burra në jetën time dhe kam zgjedhur të jetoj si një burrë gay”, ka shkruar ai.

Ndoshta, Spacey vendosi të tërheqë vëmendjen me këtë lajm dhe kjo do ishte një zgjedhje shumë e shëmtuar nga ana e tij. Ose ndoshta ka menduar që duke pranuar këtë, do të quhej homoseksual, por të paktën nuk do konsiderohej pedofil. Prirjet seksuale nuk e ndryshojnë moshën e të sulmuarit dhe as aktin e sulmit seksual. Janë të dyja të dënueshme dhe të shëmtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button