Më 8 nëntor Këshilli Gjyqësor do ta zgjedh kryetarin e ri të Gjykatës Penale

Këshilli Gjyqësorë në seancën e caktuar më 8 nëntor do ta shqyrtojë dorëheqjen e u.d. kryetarit të Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev, njofton Portalb.mk.

Ribarev, në dorëheqjen e tij të dërguar në Këshillin Gjyqësor, Robarev ka thënë se arsyet për tërheqjen e tij janë të natyrës personale.

Si pika tjera në rend dite në seancë janë të vendosura edhe miratimi i rang-listës përfundimtare të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, pastaj dhe miratimi i vendimit për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, pas vendimit numër 08-1030/1 të 20.07.2017.

Ribarev ka qenë në pushim mjekësor. dhe përgjatë kësaj kohe e ka zëvendësuar gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska. Ribarev është marrëe në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) në lidhje me procedurën parahetimore për paraqitjen e dëshmive jashtë nga Gjykata, në dobi të të dyshuarve dhe personave të akuzuar nga kjo Prokurori. Nuk dihet se në PSP a ka qenë i ftuar si dëshmitar ose si i dyshuar i mundshëm.

Me 5 tetor kur Katica Janeva doli të kryej bastisje në kompjuterin personal me AKMIS në zyrën e kryetarit, vetë Ribarev u deklaroi kolegëve se gjykatësit e kanë lejuar prokuroren speciale të merr si dëshmi çfarë i nevojitet. Gjatë kohës së bastisjes Ribarev ka qenë në punë, transmeton Portalb.mk.

Atë ditë Janeva me detyrë të nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka kryer bastisje edhe në zyrën e të dyshuarit ish-kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Vlladimir Pançevski. Ajo gjithashtu kreu bastisje edhe në shtëpinë e Pançevskit.

Marrja në pyetje e Ribarevit u bë prej kur Janeva dhe ekipi i saj i hetuesve siguruan dëshmi për keqpërdorim të mundshëm në sistemin për shpërndarjen elektrike të lëndëve gjyqësore. I dyshuar në këtë rast për dhënie të sekretit zyrtar dhe për keqpërdorim të lëndëve që i kanë shpërndarë me dorë, siç tha Janeva është personi “Vlladimir Pançevski”.

Ribarev ka qenë në pushim mjekësor pikërisht prej kur Këshilli Gjyqësor i Departamentit për Krim të Organizuar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 duhej që sa më shpejt ta kompletojë lëndën për rastin “Fortesa” dhe “Target” për përgjime joligjore ku të akuzuar janë Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë arratisur nga Maqedoni dhe janë kapur nga autoritetet greke. Të njëjtit tani po gjykohen për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit ku ata donin të ikin për në Hungari. Nga ana tjetër autoritetet e Maqedonisë presin ekstradimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button