Fatkeqësisht apo fatmirësisht, nuk e dimë, por lajmi që prisnim nga Selena dhe The Weeknd erdhi (FOTO)

Ishte një lajm që e prisnim nga dita në ditë.

Selena Gomez dhe The Weeknd janë ndarë. Përflitet se shkak për ndarjen e tyre ka qenë distanca, The Weeknd në Toronto dhe Selena në New York. Megjithatë nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar se një ndër arsyet kryesore është ribashkimi i këngëtares me ish të dashurin e saj Justin Bieber, njofton Revista Class.

Pas transplantit që Selena bëri gjatë muajve të verës, ish- çifti janë afruar shumë me njëri- tjetrin. Kjo gjë padyshim nuk i ka pëlqyer këngëtarit kanadez, i cili nisi “ndarjen” me familjarët e Selenës. Ai i bëri “unfollow”, mamasë, shoqes së ngushtë dhe asistentes që këngëtares.

Marrëdhënia e Selenës me The Weeknd, prej disa javësh nuk ishte mirë, por kjo nuk e ka ndalur këngëtaren që të takohet me ish të dashurinë e saj. Edhe familja e bukuroshes është shprehur kundër ribashkimit të tyre, sipas të cilëve Selena nuk po respekton veten.

Selena Gomez dhe The Weeknd ishin bashkë prej 10 muajsh, e ndërsa ne po ju themi që të mos çuditeni kur të mësoni lajmin për rilidhjen e çiftit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button