Bartësi i listës së VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit dha dorëheqje

Sekretari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Hristijan Mickoski ka dhënë dorëheqje nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Ishim dëshmitarë të organizimit më të keq të zgjedhjeve në Maqedoninë demokratike që nga pavarësimi i saj e deri më sot. Trysni, shantazhe, kërcënime, korrupsion dhunë, keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partia dhe çka tjetër jo…, për fat të keq nuk janë të vetëdijshëm se këtë plagë që e lënë pas vete shumë rëndë do të shërohet apo do të kalojë…m por lufta kundër këtij tmerri, do të vazhdojë, atë ia kemi borxh atdheut. Vazhdojmë më tej me luftën tonë kundër asaj që ia bën LSDM-ja atdheut dhe fuqishëm e mërzit qytetarin maqedonas. Lufta ime kundër këtij pushteti vazhdon me partinë/organizatën, si sekretar gjeneral bashkë me bashkëpartiakët e mi, dhe gjithsesi mes bankave të Universitetit”, shkruan Mickoski në Facebook.

Dorëheqje e tij vjen pasi që VMRO-DPMNE nuk i ka pranuar zgjedhjet dhe ka akzuar për falsifikim të zgjedhjeve.

Qëndrimi partiak i VMRO-DPMNE-së është se funksionarët e tyre janë të vetmit që janë zgjedhur në mënyrë legale dhe legjitime dhe nuk ka arsye pse të tërhiqen, edhe pse partia nuk i pranon zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button