Gruevski asnjëherë, për asgjë nuk mori përgjegjësi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski edhe pas rrethit të dytë  të zgjedhjeve lokale nuk dha përgjegjësi kurse për rezultatin e dobët të partisë së tij e akuzoi policinë por edhe udhëheqësinë e partisë. Sipas ekspertëve, fajtori kryesor i humbjes së VMRO-DPMNE-së është Gruevski me çka viktimizoi shumë përfaqësues partiak që të shpëtojë vetvetiu, përcjell Portalb.mk.

“Siç kam thënë edhe më herët, pjesën e votave të cilat VMRO-DPMNE-ja i fitoi në zgjedhjet paraprake por jo edhe në këto zgjedhje janë për shkak të hidhërimit dhe dëshpërimit nga përkrahësit tanë tradicional, për shkak të vlerësimit të tyre se janë bërë gabime. Rezultati vje edhe si rezultat i udhëheqësisë qendrore dhe lokale të partisë sonë e disa pakënaqësi në nivele të ndryshme”, tha Gruevski në konferencën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve lokale.

Politikologu Mitko Gaxhovski për REL në gjuhën maqedonase thuhet së është e pritshme që Gruevski humbjen të mos ia dedikoj vetes, për të gjithë të tjerëve.

“Nuk është e befasueshme deklarata e Gruevskit. Megjithatë, konsideroj se sa më shpejtë ai duhet të vetëdijësohet dhe të shikojë arsyet e vërteta për humbjen e tij. Duke parë edhe atë se shpesh herë fushata është përshkruar vetëm nga fjalimi i tij, dhe rrallë herë nga kandidatët për kryetarë komunash, konsiderojë së ëshë arsye e madhe për këtë humbje të VMRO-DPMNE-së. Vlerësoj se Gruevski dhe tërë Kryesia Qendrore e VMRO-DPMNE-së duhet të japin dorëheqje”, tha Gaxhovski.

Gaxhovski vlersoi se nuk ka dëshpërim më të madh për anëtarësinë e VMRO-DPMNE-së nga ajo që Gruevski të qëndrojë edhe më tej në krye të partisë.

Përndryshe, sipas rezultateve përfundimtare, LSDM-ja nga të dy rrethet zgjedhore ka fituar gjithsej 58 komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca me BESË 4 dhe PDSH 1.

Më poshtë mund t’i shihni se cila parti me cilën komunë do të udhëheqë gjatë mandatit 2017-2021.

ORIGIN 1

Ndryshe, iniciativa për reforma në VMRO-DPMNE dje kërkoi që Nikolla Gruevski të japë dorëheqje nga posti i liderit të partisë. Vlladimir Gjorçev dje deklaroi se pas vendimit të Gruevskit, mopranimi i rezultateve të zgjedjeve, qëndron tërë Kryesia Qendrore e partisë. Gruevski edhe pas skandalit të përgjimeve, “bombave” të publikuara nga opozitarja e atëhershme maqedonase, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, nuk dha dorëheqje kurse atë e bënë shumë bartës funskionesh shtetërore të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button