Transport i drogës në kufirin Kosovë – Maqedoni, padi penale për dy shkupjanë

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup kanë ngritur padi penale për dy persona nën veprën penale “prodhim dhe shitje e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton Portalb.mk.

“Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër J.S. (48 vj.) dhe A.S. (43 vj.), që të dy nga Shkupi për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës pënale `prodhim dhe shitje e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë`”, njoftojnë nga MPB.

Ata më 28 tetor, rreth orës 03:00 në vendkalimin kufitar Bllacë kanë hyrë në Maqedoni më veturë “Shkoda oktavia”. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 22 paketime me drogë të llojit të marihuanës në masë prej 15 kilogram e 725 gram, të fshehura në pjesën e brendshme të veturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button