Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti i Azerbajxhanit (FOTO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur në rezidencën Zagulba me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas intonimit himneve kombëtare të të dy vendeve Erdoğan dhe Aliyev kanë ndjekur paradën ushtarake.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Arsimit Kombëtar, İsmet Yılmaz, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, ministri i Transportit Detar dhe i Komunikimit, Ahmet Arslan dhe kreu i shërbimeve inteligjente (MIT), Hakan Fidan.

Erdoğan dhe Aliyev, pas takimit dypalësh do të marrin pjesë në Sesionin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Lartë dhe në nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti i Azerbajxhanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button