fbpx

Plogështi ndërgjeneratash

Zhvillimi shpirtëror dhe psikik i të rinjve nuk varet vetëm prej faktorëve biologjikë, por edhe prej ambientit dhe prej kontekstit shoqëror ku jetojnë. Kështu që disa prej sjelljeve, tipareve shpirtërore, dezorientimit dhe mosangazhimit konkret, mund të kuptohen si reagime ndaj botës ku jetojnë.

Shoqëria, me pritjet e saja, ndikon në zhvillimin dhe personalitetin e të rinjve, si dhe cakton rolin dhe planet e tyre për të ardhmen. Strukturat shoqërore mund ta lehtësojnë procesin e pjekurisë, porse njëkohësisht ato mund të shndërrohen në burim problemi dhe vështirësie.

Në vazhdim, do të përpiqem të pasqyrojë në pika të përgjithshme ata faktorë shoqërorë që ndikojnë dukshëm në zhvillimin e të rinjve.

Të rinjtë e sotëm, jetojnë në një botë që karakterizohet me ndryshime të shpejta e të mëdha. Ndoshta, asnjë gjeneratë e mëparshme, s’ka përjetuar një revolucion të këtillë teknologjik sa ky i tashmi. Progresin shkencor e kemi pranuar si vlerë absolute: gjithçka i është nënshtruar progresit. Pasojat nuk kanë munguar asnjëherë. Por mjafton të kujtojmë televizionin, centralet atomike, raketat në gjithësi, kompjuterin – gjitha këto janë shpikje të disa dhjetëvjetëshave të fundit.

Ndërsa këto zbulime ndoshta nuk janë aq interesante si të tilla, se sa janë interesante për shkak se kanë shkaktuar ndryshime të mëdha shoqërore.

Ndërsa unë ulem dhe mendoj për të ardhmen në ankth. Eh ka shumë gjëra të tmerrshme në botë: Si lufta, diskriminimi racor. Por, për shkak të gjitha këtyre, nuk është e mundur të kesh besim tek njerëzit. Sepse të rriturit tash janë më pak tolerant se sa viteve të kaluara dhe më lehtë mund të shohim gjithkund të keqen se sa të mirën.

Ndërsa lidhshmëria mes gjeneratave, gjithnjë e më shumë bëhet e plogësht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button