fbpx

Prova të reja për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kompanitë teknologjike amerikane kanë zbuluar disa prova lidhur me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale e në SHBA, të mbajtuar më 29 nëntor 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dokumenteve tek të cilat ka arritur “Washington Post” dhe të cilat Facebook planifikon t’ia dorëzojë Senatit, profilet në rrjetet sociale të lidhur me grupin e quajtur “Agjencia kërkimore ruse në internet”, në periudhën para dhe pas zgjedhjeve në SHBA kanë dërguar mbi 80 mijë mesazhe me “përmbajtje të dyshuar”

Mesazhet në fjalë janë dërguar në periudhën në mes qershorit 2015 dhe gushtit 2017, të cilat kanë mbërritur deri tek 126 milionë përdorues të rrjetit social Facebook, të cilat kryesisht ishin me përmbajtje diskriminuese dhe politike.

Gjithashtu, gazetat kanë ardhur deri tek dokumentet që rrjeti social Twitter planifikon t’ia dorëzojë Senatit. Aty theksohet se profile të caktuara, poashtu të lidhura me grupin rus, gjatë zgjedhjeve në SHBA kanë postuar 1.4 milionë twitte, për çka janë bllokuar 36 mijë llogari bot në platformën e këtij rrjeti social.

Google ka deklaruar se disa operatorë rusë, gjithashtu të lidhur me grupin në fjalë, kanë shfrytëzuar platforma të caktuara të kompanisë për të ndikuar ndaj votuesve amerikanë.

Kompania gjithashtu ka zbuluar 18 kanale në video platformën Youtube, të cilët kanë shpërndarë 1.108 video xhirime për rreth 43 orë. Gjithashtu janë zbuluar edhe shfletuesit rusë të internetit dhe video reklamat me vlerë prej 4.700 dollarë.

Facebook në shtator të këtij viti, njoftoi se brenda qershorit 2015 deri në maj 2017, janë bërë rreth 3.000 reklama për 470 profile nga Rusia, kurse për reklamat janë shpenzuar rreth 100 mijë dollarë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button