Kjo është deklarata e Ambasadës të SHBA për zgjedhjet lokale të tetorit 2017 në Maqedonisë

Ambasada e SHBA përgëzon qytetarët e Maqedonisë të cilët ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet lokale të tetorit 2017, njofton Portalb.mk.

“Përshendesim konkluzat preliminare të OSBE/ODIHR se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se respektimi i lirive themelore kontribuoi për një proces demokratik.  Këto konkluza janë në pajtim me ato të ekipeve të Ambasadës të SHBA që vëzhguan zgjedhjet në rrethin e parë dhe të dytë. Atje ku ka dyshime për parregullsi dhe keqpërdorime, përsëri ftojmë  qytetarët që ato raste t’i paraqesin ndërsa autoritetet përkatëse t’i shqyrtojnë me përpikëri.  Poashtu nxisim Komisionin shtetëror të zgjedhjeve dhe autoritetet tjera qeveritare të shfrytëzojnë periudhën pas zgjedhjeve për t’i  shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet e 2016 dhe 2017.  Kjo do të përforcojë proceset e ardhshme zgjedhore.

Një qeveri lokale e fuqishme krijon bazat për një demokraci dinamike. Kryetarët dhe këshilltarët e sapo zgjedhur të komunave i inkurajojmë të jenë të hapur dhe t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve në komunat që drejtojnë.   Ambasada shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me komunat, organizatat dhe qytetarët për të avancuar reformat kyçe në nivel lokal. ” kumton ambasada, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button