Filloi procedura e emërimit të prokurorit të ri të Maqedonisë

Këshilli i Prokurorëve Publik, sot nisi procedurën e emërimit të prokurorit të ri publik, ku siç njoftuan nga ky institucion vendimi pritet të zgjasë me ditë të tëra, raporton Portalb.mk.

Gjatë këtyre ditëve, Këshilli do t’i rishikojë aplikimet e kandidatëve për trashëgimtar të Marko Zvërlevskit, ku në numër janë 23. Mes tyre është anëtari aktual i Këshilli të Prokurorëve Publik, Lubomir Joveski, i cili ishte edhe zëvendës i prokurorit publik.

Avokatë: Simon Kuzmanov,  Zvonko Davidoviq, Stevica Sarkoski, Dragan GaxhovAleksandar Nakov, Aleksander Tortevski, Lubisha Dimitrov, Elenko Milanov, Toni Menkovski, Arbem Golja, Kirill Smiçkovski, Valentin Zafirovski, Igorço Toçev, Olivera Docevska.

Gjykatës: Numan Limani, Lazar Nanev, Valentin Zafirov.

Profesorë: Elena Andreevska, Kimo Çavdar, Sejfulla Osmani, Krste Krajkovski.
Notarja Lorija Vanevska; prokurorja: Lidija Raiçeviç Vuçkovska.

Listën e 23 kandidatëve që kanë aplikuar, qeveria e ka dorëzuar te Këshilli këtë muaj me të 20-tin si dhe pritet që shqyrtimi të përfundojë deri në fund të javës dhe Këshilli të deklarohet se cilit prej kandidatëve do t’i jepet vlerësim pozitiv.

Sipas procedurës ligjore, Këshilli i Prokurorëve Publik kërkesës së qeverisë ka afat 15 ditë që t’i jep mendim pozitiv ose negativ me shkrim për të gjithë kandidatët që janë aplikuar pas shpalljes që i plotëson kushtet në pajtim me ligjin.

Pastaj qeveria duhet të dorëzojë propozim te Kuvendi për emërimin e prokurorit të ri nga kandidatët e paraqitur për të cilët Këshilli ka dhënë mendim pozitiv.

Nëse Këshilli në afat prej 15 ditëve nuk jep mendim për kandidatët e propozuar, do të kenë edhe 15 ditë tjera afat. Por nëse edhe atëherë nuk deklarohen, atëherë mendimi do të llogaritet si pozitiv.

Nëse Këshilli për asnjërin nga kandidatët nuk jep mendim pozitiv, atëherë qeveria nuk ka të drejtë të dorëzojë listë të kandidatëve të propozuar në Kuvend, por vetëm mund që t’i propozojë kuvendit ta përsëris shpalljen, ku pastaj përsëri ka afat prej 15 ditëve që Këshilli të deklarohet, por nëse Këshilli nuk deklarohet, zgjedhja mund të prolongohet deri në pafundësi.

Në këtë rast, puna e tij e kryen prokurori që e përcakton Këshilli i Prokurorëve Publik.

LEXO: Këshilli i Prokurorëve emëroi zëvendësin e përkohshëm të Zvërlevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button