Gjermani, policia arreston sirianin i cili planifikonte sulm

Policia gjermane ka konfirmuar se ka arrestuar një shtetas sirian, i cili dyshohet se ka planifikuar një sulm me bombë për të vrarë një numër të madh njerëzish, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e prokurorisë federale deklaroi se forcat speciale të policisë arrestuan 19-vjeçarin të martën në mbrëmje në qytetin verilindor Schwerin. Më tej shtohet se gjatë aksionit kanë bastisur banesën e tij, si dhe shtëpitë përreth tij.

Prokuroria ka theksuar se burri, identiteti i te cilit nuk u zbulua, sulmin kishte filluar të planifikonte në korrik duke u furnizuar me materiale për prodhimin e bombës. Ata theksuan se nuk dihet nëse ai kishte zgjedhur objektivin për sulmin e tij.

Kohët e fundit, Gjermania është goditur nga disa sulme, duke përfshirë atë në Berlin, dhjetorin e kaluar, kur u vranë 12 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button