Erdogan e paditi një deputetë të partisë kryesore opozitare

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan shtroi padi kundër një deputeti të shquar të Partisë së Republikës Popullore (PRP) në opozitë, i cili e quajti “diktator fashist”, deklaroi njëri prej avokatëve të Erdoganit.

Zëdhënësi i PRP, Bylent Tezxhan, i cili ashpër e kritikoi Erdoganin, tha se në Turqi ekziston “atmosferë e frikshme”.

“Shtruam padi për ofendimin e presidentit”, shkroi sot në Tuiter avokati i Erdoganit, Husein Ajdin.

Komentet e Tezxhan shkaktuan reagime të ashpra prej kryesisë dhe deputetët e Partisë të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në pushtet. Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin deklaroi se fjalimi i Tezxhan,  përplot urrejtje, është “turp” për partinë kryesore opozitare.

Ofendimi i presidentit në Turqi konsiderohet vepër penale, për të cilën parashihet dënim me burg deri në katër vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button