Çka na pret pas zgjedhjeve: Ligji për gjuhët, ambasadorë të rinj, gjykatës kushtetues…

Kuvendi, Qeveria, presidenti i shtetit dhe institucionet gjyqësore pas mbarimit të zgjedhjeve lokale duhet të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjeve “të nxehta”, që u vendosën në pauzë për shkak zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për zgjidhje kadrovike në institucionet më të rëndësishme, zgjidhjet e ndjeshme ligjore, ekipimi i institucioneve, por edhe çështjet e jashtme-politike, për integrimin euro-atlantik në Maqedoni.

Ja çfarë na pret në periudhën në vazhdim:

Kuvendi:

  • Duhet të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve;
  • Të votohet për interpelancën për ministrat, Milla Caroska, Robert Allagjozovski, Sadulla Duraku, Dragan Tevdovski dhe Lupço Nikollovski. Kërkesat për interpelancë i kanë dorëzuar grupet e deputetëve të opozitares VMRO-DPMNE-së. Interpelancë ka edhe për ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, por pas zgjedhjeve të rrethit të dytë, ai u bë kryetar i Komunës së Gostivarit;
  • Të konstatohen dorëheqjet e deputetëve të cilët janë kandiduar për zgjedhje lokale dhe kanë marrë funksion të kryetarit të komunës dhe t’i verifikojnë mandatet e anëtarëve të rinj të Kuvendit të cilët duhet të ulen në vendin e tyre;
  • Të emërohet prokurori i ri shtetëror, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit. Për momentin, procedura është në Këshillin e Prokurorëve Publik, të cilët duhet ta tregojnë qëndrimin e tyre për kandidatët e paraqitur;
  • Të ratifikohet Marrëveshja për Fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, që kryeministrat e dy shteteve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, që e nënshkruan më 1 gusht.

Qeveria:

  • Të emërohet ministër i ri i Shëndetësisë në vend të Arben Taravarit dhe ministër Pa Resor për Investime të Huaja në vend të kryetarit të ri të Strugës, Ramiz Merko, transmeton Portalb.mk.
  • Të emërohen drejtorë në institucione shtetërore, ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare të cilat janë në pronësi të shtetit, pasi që shumica e ndryshimeve kadrovike që Qeveria më parë i ka bërë, janë me mandat ushtrues detyre.

Presidenti Gjorge Ivanov:

  • Presidenti duhet të vazhdojë me procedurën për zgjedhjen e trashëgimtarëve të gjykatësve kushtetues Natasha Gaber – Damjanovska, Gëzime Starova dhe Ismail Dardhishta të cilëve u ka mbaruar mandati. Ata i emëron Kuvendi. Kabineti i Ivanovit ka thënë se presidenti do të dorëzojë propozim deri te Kuvendi pas mbarimit të zgjedhjeve lokale.
  • Duhet të plotësohen vendet e zbrazura të ambasadorëve në disa shtete.

MPB:

  • MPB duhet ta mbarojë procedurën pas shpalljes për pranim të 500 policëve të rinj. Shpallja u bë në fillim të gushtit, ndërkaq procedura u la në pauzë për shkak zgjedhjeve lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button