Vuçiq: Askush, asnjëherë më nuk do të mund ta përsëris “Stuhinë”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vlerësoi se Serbia dhe Kroacia asnjëherë nuk do të kenë mendim të përbashkët për historinë, por në pikëpamjet e tyre për të ardhmen nuk ekziston asnjë punë e cila i ndan në mënyrë dramatike.

“Le ta lëmë historinë anash, ndërsa në të ardhmen me Kroacinë ekziston vetëm anë e mirë. Pasi që kemi pritshmëri nga e ardhmja, për gjithçka mund të harmonizohemi dhe të mendojmë njëjtë ose ngjashëm, pasi që nuk ekziston asnjë çështje e cila në mënyrë dramatike ose në mënyrë drastike do të na ndante”, deklaroi mbrëmë Vuçiq në një intervistë për TV Pink serb.

Duke u përgjigjur në pyetjen për disa tekste në disa media kroate, Vuçiq e përjashtoi mundësinë për përplasje të reja serbo-kroate.

“Nuk më shkon ndërmend të luftojmë me kroatët. Gjithashtu them, ashtu siç e kam thënë disa herë – askush më asnjëherë nuk do të mund ta përsërisë “Stuhinë”, ndërsa unë i qëndroj pas fjalës së dhënë”, theksoi Vuçiq.

Ai vlerësoi se midis Serbisë dhe Kroacisë sot nuk ka çështje të pazgjidhura, por të dyja shtetet dëshirojnë kushte më të mira për bashkëkombasit e tyre në vendin tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button