Juventusi me fanella speciale me rastin e 120 vjetorit

Kampioni aktual i Italisë, Juventusi vitin e ardhshëm do të festojë 120 vjetorin e ekzistimit. “Zonja e Vjetër” me këtë rast do të përballet me Beneventon, ndërsa futbollistët do të veshin fanella speciale me këtë rast.

Bëhet fjalë për një fanellë me retro disejn, i cili rikujton kohët e vjetra të skuadrës nga Torino. Nuk ka dyshim se fansat do të kërkojnë që të blejnë këtë fanellë, që do të jetë pjesë e spektaklit më 5 nëntor në stadiumin e Juventusit, kur planifikohet edhe festa e përvjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button