Një stuhi e fuqishme e goditi pjesën veriore të SHBA-së rreth 1,5 milionë objekte mbetën pa energji elektrike

Një stuhi e fuqishme dje e goditi pjesën verilindore të SHBA-së. Pothuajse 1,5 milionë shtëpi dhe firma mbetën pa energji elektrike, ndërsa qindra shkolla në rajon u detyruan t’i mbyllin dyert.

Era në momente arrinte fuqinë e uraganit. Lëvizjet e erës ranë në përçuesit elektrik, ndërsa disa shërbime komunale i paralajmëruan klientët e tyre se mund të mbeten pa energji elektrike disa ditë. Drunjtë rrëzoheshin mbi automobila dhe shtëpi. Deri tani nuk janë paraqitur qytetarë të lënduar seriozisht.

Moti u shoqërua edhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Lumenjtë në Nju Hempshir dolën nga shtrati.

Stuhia shkaktoi probleme në Pensilvani, Nju-Xhersi dhe Nju-Jork.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button