Komuna si shkas i shpërthimit ekonomik

Zhvillimi ekonomik i komunës, hovin e zhvillimit, e merr  në oborrin , e sektorit privat, me karakter  domethënës në punësimin e qytetarëve, zbutjen e papunësisë dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik të komunës, si dhe përmirësimin e standardit jetësor.

Pushteti lokal si dora e parë e pushtetit qendrorë. Ose si katalizator që duhet të mare pjesë indirektë ,në shtytjen  e proceseve  zhvillimore tekniko teknologjike, që të mos ngelë pas komunave tjera, më se e nevojshme është  inkuadrimi i kuadrove,  profesionale në stafin, për çështje ekonomike të komunës. Në këtë mënyrë komuna si shkas për shpërthimin ekonomik, në territorin ku administron. Komuna  duhet të jetë, sa më afër me subjektet private  në territorin e vetë, duke i informuar për investimet nga fondet apo bankat botërore për zhvillim ekonomik. Njëkohësisht hartimin e planeve hapësinore, dhe infrastrukturave për lehtësime, në ushtrimin e veprimtarive ekonomike. Sektori privat e punëson popullatën  masovikisht, po ashtu edhe derdhën mjete financiare në arkën shtetërore nga taksat, TVSh  dhe realizimin e fitimit afaristë në subjektet ekonomike. Nga statistika numrat tregojnë se 80% të banorëve të komunës janë të punësuar në sektorin privat. Sektori privat meriton një kujdes më të theksuar se nga e kaluara, ku subjektet ekonomike private nuk gëzonin respekt nga komunat.

Është i domosdoshëm funksionalizimi dhe bashkërendimi i trekëndëshit të aktorëve institucional: Ministritë e linjës-komunë-sektor privat. Qasjet tjera janë politika afatshkurtra dhe pa efekte reale në zbutjen e papunësisë. Andaj, bashkërendimi i politikave të nivelit qendror dhe të atij në komunë është domosdoshmëri e kohës.
Komuna parimisht mundet ti shfrytëzojë edhe njohuritë nga institucionet e pavarura ekonomike të cilat veprojnë në atarin e komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button