Spanjë, më 24 nëntor do të gjykohet konsulli i nderit të Maqedonisë për vrasjen e fëmijëve të tij

Rasti me stomatologun Mario – Cezar Deus Jela, i akuzuar për vrasjen e binjakëve të tij në Kejp Taun të Republikës Jugoafrikane, është transferuar për gjykim në Gjykatën e Lartë të shtetit, ndërkaq fillimi i procesit gjyqësor është caktuar për më 24 nëntor, njofton Portalb.mk.

Deus Jela, është i përfaqësuar nga avokati Vilijam But, ndërkaq përballet me akuza serioze për vrasje, pasi që ish gruaja e tij, Xhulija Engelhorn i ka gjetur binjakët, Oktavia dhe Maksimo, të vdekur në kompleksin për pushim në Haut më 6 prill.

Ndryshe, Deus, është arrestuar në Afrikën Jugore, për shkak të dyshimit për vrasjen e dy binjakëve të tij trevjeçar.

Sipas hollësive nga policia jugoafrikane, trupat e binjakëve, vajzë dhe djalë i ka gjetur nëna e tyre, e cila është shtetase e Zvicrës në rezidencën veriore të Seus në Houng Bej, afër Kejp Taun. Kur ajo ka ardhur në vilë, Deus ka hyrë në automjetin e tij dhe ka ikur, ndërsa më vonë është arrestuar në Kejptaun.

Konsull nderi është shtetas i një vendi që caktohet nga një shtet tjetër, në këtë rast nga Maqedoni që të kryejë për të disa funksione konsullore si detyrë nderi e pa shpërblim.

Konsullët e nderit zakonisht janë biznesmenë të suksesshëm. Ata e përfaqësojnë vendin, në këtë rast Maqedoninë, atje ku ajo ka përfaqësim të vogël ose ndikim, por ka kontakte të mira me autoritetet dhe biznesmenët e vendit që e kryejnë funksionin.

Deus është stomatolog i njohur në Barcelonë, ndërkaq emri i tij figuron edhe si drejtor i një ndërmarrjes private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button