Arrest shtëpiak për dy bashkëpunëtorë e Trump-it

Prokurorët kanë kërkruar arrest shtëpiak për Menafor dhe Gejts derisa presin gjykimin e  ardhshëm të tyre më 2 nëntor, raporton “BBC”, përcjell Portalb.mk.

Kaucioni për Manaforin është 10 milion euro kurse për Gejtsin është 5 milionë. Që të dy janë shprehur si të pafajshëm pas 12 aktakuzave.

Avokati i Menaforit i ka quajtur si “qesharak” aktakuzat kundër klientit të tij.

Serhij Leshçenko
Serhij Leshçenko

Gazetari dhe politikani ukrainas, Serhij Leshçenko i cili ndihmoi për hetimin e pagesave të fshehta të Menafor të ish-kryetarit të Ukrainës, Viktor Janukoviq, aktakuzat kundër Menaforit i ka quajtur si “lajme të mrekullueshme”.

“Jam i lumtur shumë, sepse Menafor ishte i përfshirë në një nivel të lartë të korrupsionit në Ukrainë. Ai ndihmoi shumë që njëri nga personat më të korruptuar të bëhet kryetar”, tha Lleshqenko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button