Tahiri i zhgënjyer nga Rama: Disa gjëra duhej t’i thoshte ndryshe

Ish-ministri i Brendshem SaimirTahiri ka hapur dyert e shtepisë së tij për gazetarin Sokol Balla në emisionin e të cilit jep nj intervistë në një moment të vështire te tij kur prokuroria e akuzon per 3 vepra penale.

Por a është Saimir Tahiri druri i shtrembër që flet Edi Rama?

“Nuk kam dëshirë të komentoj deklaratat e çdokujt prej nesh, përfshirë edhe Edi Ramës, por që duhen lexuar në kontekstin e madh. Nuk prirem ta gjykoj, pavarësisht se disa gjëra që kam dëgjuar unë do t’i bëja ndryshe, megjithatë nuk shoh ndonjë hata në atë që tha Kryeministri. Ca gjëra do t’i kisha thënë ndryshe. Konceptualisht bie dakord me të, por nuk do të doja që të më mbronte siç mbronte Berisha të tijët”, thotë ai.

Pas kësaj, janë të shumtë ata që mendojnë se Saimir Tahiri e ka mbyllur karrierën politike, po ai vetë si mendon?

“Karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveçse me besimin e njerëzve, nëse njerëzit besojnë tek e vërteta ime. Mua kjo nuk më shqetëson fare dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të të tjerëve”, tha Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button