Për 40 ditë në Alpet franceze regjistrohen 140 tërmete

Rajonin e luginës Maurienne në Alpet franceze, gjatë muajit të fundit, e kanë goditur së paku 140 tërmete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banorët e Maurienne, që i takon krahinës Savoja në lindje të Francës, javën e fundit janë shqetësuar nga tërmetet e shumta, kryesisht në orët e mbrëmjes.

Organizata për vëzhgimin e tërmetëve “Sismalp” gjatë 40 ditëve të fundit regjistroi 140 tërmete. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë me magnitudë 3.8 ballë sipas Rihterit.

Ndonëse asnjë nga tërmetet nuk ka shkaktuar dëmtime, dridhja e tokës shkaktoi shqetësim mes banorëve lokalë të cilët u lajmëruan se si të veprojnë në rast të dridhjeve të fuqishme.

Sizmologët nuk janë në gjendje të sqarojnë rritjen e numrit të tërmeteve në rajon, por vendosën pesë sensorë në luginë që të kuptojnë më mirë fenomenin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button