Lufta në Siri: Arrijnë ndihmat te civilët e uritur

Ndihma ka arritur te civilët e bllokuar në Ghoutan Lindore – një zonë e rrethuar nga forcat pro-qeveritare siriane në periferi të Damaskut – për herë të parë në më shumë se një vit, transmeton REL. 

Kombet e Bashkuara thanë se ndihmat janë lejuar për 40,000 njerëzit e uritur në qytetet Kafr Batna dhe Sakba.

“Më shumë ndihma janë planifikuar në ditët në vijim”, tha Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare.

Të premten e kaluar, shefi për të drejta të njeriut i OKB-së, Zeid Raad Al Hussein, ka thënë se gjendja e civilëve që jetojnë atje mund të përbëjë krim lufte.

Ajencia për Fëmijë e OKB-së (UNICEF) ka thënë se 232 fëmijë në Ghoutan Lindore vuajnë nga kequshqyerja e rëndë dhe se dy foshnje kanë vdekur muajin e kaluar.

Dikur zonë pjellore bujqësore, Ghouta Lindore është në krizë humanitare, pasi forcat qeveritare kanë forcuar rrethimin e saj, duke i mbyllur tunelet që janë shfrytëzuar nga opozita për të kontrabanduar ushqime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button