Bankat kreditore kërkojnë falimentim për ristrukturuim të Fenit

Banka “Komerciale” SHA Shkup, banka “Stopanska” SHA Shkup dhe banka “Silk roud” SHA Shkup, si kreditorët më të mëdhenj të “Feni Industri” Kavadar, sot deri te gjykata kompetente shtruan propozim për ristrukturimin dhe riorganizimin e Feni-t me hapjen e procedurës së falimentimit, transmeton MIA.

Nga bankat theksojnë se kompania “Enekod” nuk i ka përmbushur obligimet e ndërmarra ndaj punonjësve dhe ende nuk ka arritur pajtueshmëri me to për rregullimin e detyrimeve të kompanisë “Feni Industri” ndërsa tashmë prezantohet si pronar.

Qëllimi i ngritjes së procedurës së falimentimit, siç informojë kreditorët është në afat sa më të shkurtër të mundur me vazhdimin e aktiviteteve të “Feni Industri”  të kryhet riorganizim. Ata propozojnë që të gjendet investues i cili mund t’i marrë përsipër dhe servisojë detyrimet e “Feni industri” ndaj punonjësve, bankave dhe kreditorëve të tjerë dhe me investime shtesë të mundësojë funksionim të mëtejshëm të kombinatit.

Pronari i tanishëm i “Feni industri” Kuniko ka detyrime të paplotësuara prej 40 milionë eurosh ndaj tri bankave, dhe 20 milionë shtesë ndaj kreditorëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button