Kryeprokurori i Spanjës kërkon të ngrihen akuza kundër liderëve katalanas

Kryeprokurori i Spanjës kërkoi ngritjen e akuzave kundër udhëheqësve të Katalonjës, pas shpalljes së pavarësisë së rajonit, transmeton REL. 

Jose Manuel Maza tha se akuzat duhet t’i përfshijnë ato për rebelim dhe provokim.

Duke folur për gazetarët, ai po ashtu tha se liderët katalans duhet të akuzohen për keqpërdorim fondesh, pasi kanë mbajtur referendumin për pavarësi në fillim të tetorit, edhe pse votimi është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese.

“Duke respektuar mandatin kushtetues për promovimin e veprimeve që mbrojnë ligjin, të drejtat e qytetarëve dhe interesin publik, Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka kërkuar akuza për rebelim, kryengritje, përvetësim dhe të tjera, kundër zyrtarëve kryesorë të qeverisë autonome të Katalonjës”, tha Maza.

Thirrja e kryeprokurorit vjen në kohën kur Spanja ka marrë kontrollin e Katalonjës, duke i zëvendësuar zyrtarët e lartë.

Në një tjetër zhvillim, ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, raportohet të jetë sot në Bruksel.

Puigdemont, i cili është shkarkuar të premten, pasi Parlamenti i Katalonjës ka shpallur pavarësinë, është në kryeqytetin belg me ministra të tjerë të shkarkuar, raporton media spanjolle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button