“Lord Of The Dance” në muajin prill sërish në Maqedoni

Atraksioni muzikor i vallëzimit nga Irlanda “Lord Of The Dance” e Majkëll Fletli pas dhjetë viteve sërish do të jetë mysafir në Maqedoni. Më 11 prill të vitit 2018 në Vip Arenën “Boris Trajkovski” do ta prezantojë shoun e ri “Lojëra të rrezikshme” e cila bazohet në folklorin irlandez dhe është aventurë për luftën midis të mirës dhe të keqes, kumtoi produksioni Pasuord.

Për këtë shou të tyre të ri me të cilin do të jenë mysafir në Shkup, Pasuord kumtoi se është aventurë mitike e cila sjell gjithçka të re, nga muzika deri në skenografi, kostumografi dhe koreografi. “Këtu janë edhe projeksionet holograme, teknologjia më bashkëkohore skenike, efektet speciale të ndriçimit, robotët që lëvizin dhe akrobatët dhe vallëzuesit më të mirë botërorë”, informoi produksioni, transmeton MIA. 

“Lord Of The Dance” konsiderohet si shou më i mirë i kërcimit në botë, nga viti 1996 është i shituri dhe deri më tani ka qenë mysafir në më shumë se 60 vende. Në performancat e këtij ansambli të vallëzimit, drejtori dhe producenti i këtij projekti është regjistruar në Librin e Ginisit të rekordeve si njeriu me këmbët më të shpejta në botë, me 35 goditje në një sekondë.

Biletat për këtë ngjarje të “Lord Of The Dance” në Shkup do të lëshohen në shitje pasnesër, më 1 nëntor, përmes rrjetit të shitjes të MikTikets.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button