Raporti: Viti 2016 – rritje rekorde e karbon dioksidit në atmosferë

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) thotë se koncentrimi i karbon dioksidit (CO2) në atmosferën e Tokës ka shënuar rritje rekorde në vitin 2016, transmeton REL. 

Në një raport të kësaj organizate të publikuar sot, theksohet se në këtë rritje ka ndikuar kombinimi i aktiviteteve njerëzore, siç janë intensifikimi i praktikave të agrikulturës, shkatërrimi i pyjeve, industrializimi dheenergjia e shfrytëzuar nga burimet e fosileve, dhe fenomeni i fuqishëm i motit, El Nino.

Rritja e shpejtë e niveleve të CO2 në atmosferë dhe gazrat e tjera të krijuar nga efekti serrë, kanë potencial për të inicuar ndryshime të paprecedente në sistemet klimatike, që çojnë në “çrregullime të rënda ekolgjike dhe ekonomike”, theksohet në raportin e Organizatës Borërore të Meteorologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button