PPRM: Janë parashtruar disa kallëzime për parregullsitë zgjedhore, nuk ka për “trenin bullgar”

Në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, gjegjësisht në PSP Shkup janë regjistruar dy vepra penale lidhur me procesin zgjedhor gjatë ditës së djeshme, informoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Komisionit për ndjekje të parregullsive eventuale zgjedhore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, Xhelal Bajrami.

Një kallëzim penal, siç sqaroi është parashtruar kundër personit për shkak të dyshimit se ka bërë vepër penale “shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve” ndëshkim në pajtim me Kodin penal të RM-së. I dyshuari me përdorimin e forcës fillimisht ka dashur ta detyrojë votuesin të mos votojë për njërin prej kandidatëve për kryetar komune. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi tjetër, siç tha Bajrami, është dorëzuar nga MPB-ja dhe ka të bëjë kundër dy personave për veprën e bërë penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” ndëshkim sipas KP. Nga personat, siç sqaroi, janë marrë listat e shkruara me dorë të anëtarëve të partisë politike, të cilët kryejnë aktivitete në kuadër të procesit zgjedhor. Sipas drejtimit të prokurorit publik merren masa për zbardhjen e rastit.

Në territorin e PTHP Veles është pranuar kallëzim penal për një person për vepër të bërë penale “keqpërdorim të të drejtës së votimit”. Bëhet fjalë për person i cili në njërin vendvotim në Kavadar ka votuar në vend të bashkëshortes së tij. Prokurori kompetent publik ka dhënë ftesa për shqyrtimin e disa personave-dëshmitarë të ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit.

Bajrami theksoi se deri te Prokuroria është pranuar kallëzim penal për një person për veprën penale “shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve” ndëshkim në pajtim me KP. Bëhet fjalë për tentim të të dyshuarit për të votuar për një person tjetër. Është sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe merren masa për zbardhjen e rastit.

Bajrami tha se PTHP Veles vepron në procedurën parahetimore dhe kundër një personi i cili ka kryer presion ndaj të punësuarve të tij për të votuar për një kandidat të caktuar. Janë marrë në pyetje dy persona dhe merren veprime për zbardhjen e rastit.

Një ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale deri te Prokuroria e Lartë Publike Shtip është parashtruar kallëzim penal kundër një personi për “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” ndëshkim në pajtim me KP. Prokuroria merr veprime për zbardhjen e rastit.

bajrami theksoi se janë pranuar edhe tre raportime gojore në PTHP Delçevë dhe nga një raportim në Prokurorinë në Koçan dhe Shtip. Raportimet, siç shtoi, kanë të bëjnë me gjoja transportin e organizuar deri te vendvotimi në komunat Çeshinovo Obleshevo dhe për ndihmë të personave të tjerë gjatë votimit në Makedonska Kamenicë për fotografim të fletëvotimit me telefon. “Për të gjithë janë dhënë drejtime për konfirmimin e dyshimit për veprat e bëra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit dhe merren masa për zbardhjen e ngjarjeve”, shtoi ai.

Sipas Bajramit, në prokuroritë të cilat i mbulon Prokuroria e Lartë Publike Manastir nuk ka kallëzime të paraqitura penale, as nuk ka lëndë të formuar në lidhje me veprat penale kundër zgjedhjeve dhe votimit.

Sqaroi se këtu midis rrethit të parë dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, kanë arritur tre kallëzime penale edhe atë deri te PTHP Strugë janë parashtruar nga ana e partive politike. I pari, siç tha, është kundër një personi për veprën e bërë penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit. I dyti është parashtruar gjithashtu nga partia e njëjtë politike dhe ka të bëjë për veprën e bërë penale “shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve”, ndërsa i treti është nga një parti tjetër politike dhe ka të bëjë për personin i cili paramendohet se ka bërë vepër penale “shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve”, të ndëshkuar sipas KP.

Në Prokurorinë e Lartë Publike Gostivar është pranuar një njoftim për kallëzim penal nga një person deri te MPB-ja për shkelje të të drejtës së votimit të personit të pafuqishëm. “Gjatë kryerjes së votimit dy anëtarë të këshillit zgjedhor kanë rrethuar numër në fletëvotim, në vend të një votuesi të pafuqishëm. Ngjarja është paraqitur edhe në bazë të prokurorit publike merren veprime për konfirmimin e gjendjes faktike”, tha Bajrami.

Theksoi se gjatë dy javëve midis rrethit të parë dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve deri te PTHP Gostivar ka arritur një njoftim për fotografimin e fletëvotimit në Qendrën Zhupa. Edhe në këtë rast, siç shtoi Bajrami, merren masa në procedurën parahetimore për konfirmimin e gjendjes faktike.

Në konferencë për shtyp përkujtoi se në Prokurori ka procedura të hapura hetimore dhe parahetimore për shtatë lëndë edhe atë për Manastir, Shkup dhe Koçan.

Në pyetje të gazetarëve nëse në Prokurori kanë pranuar njoftim për të a.q. “treni bullgar”, Bajrami u përgjigj se deri më tani deri te Komisioni nuk ka një njoftim të tillë.

Në pyetjen nëse në njoftimet të cilat deri më tani janë përcjell në Prokurori ka persona të involvuar të punësuar në MPB, Bajrami u përgjigj se deri më tani kallëzime të tilla nuk kanë pranuar.

Në pyetjen nëse kanë ndërmarrë diçka në lidhje me shfrytëzimin e  armëve dje gjatë festimit të partisë politike, Bajrami tha se Komisioni është për ndjekje të parregullsive zgjedhore dhe vepron sipas njoftimeve të cilat janë të lidhura me parregullsi të tilla dhe se ajo i takon fushës së punës së rregullt të prokurorisë dhe se sigurisht do të merren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button