Aleanca për Shqiptarët ende s’ka qëndrim për dalje nga qeveria

Ende nuk kemi ndërtuar qëndrim për të mbetur apo jo në qeveri, kjo do të vendoset pasi të analizohen rezultatet e fundit zgjedhore, ka thënë Arben Taravari në pres konferencën e sotme në Gostivar.

“Tani për tani nuk dalim nga qeveria. Pasojnë analizat në kryesinë e partisë dhe të shohim nëse ka pasur keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor, pasi ka mëdyshje. Do të bisedojmë edhe me kryeministrin.

Konsideroj se është skandaloze, kryeministri, ministri i brendshëm të angazhohen dhe punojnë në shërbim të BDI-së. Shpreh keqardhje që edhe ministri Spasovski personalisht ka bërë presion. Keq që një qeveri qëndron pas një partie që ka të kaluar të hidhur”, ka thënë Taravari, transmeton Medial.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button