Kryetarja e Parlamentit të Katalonjës e anuloi seancën e nesërme

Kryetarja e parlamentit të Katalonjës Karme Forkadel, zyrtarisht pranoi se organi legjislativ i rajonit autonom spanjoll është shpërbërë, bëri të ditur gazeta Vanguardia.

Sipas gazetës, Forkadel e ka anuluar seancën e liderëve të partive parlamentare. Zakonisht takimi i tillë mbahet çdo të marte, por kryetarja e Parlamentit e ka anuluar për shkak të “shpërbërjes së parlamentit”.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për këtë. Nuk është e qartë as nëse parlamenti katalanas është shpërbërë në pajtim me vendimin e Qeverisë spanjolle ose në kuadër të parashikimeve nga procesi separatist për krijimin e republikës së pavarur katalanase. Një pjesë e anëtarëve të kabinetit të shpërbërë katalanas kanë takim në qendrën e Parlamentit Demokratik Evropian të Katalonjës në qendër të Barcelonës. Mungon lideri i deritanishëm rajonal Karles Puxhdemon, për të cilin nuk dihet ku gjendet për momentin, lajmërojnë mediat lokale.

Zëvendëskryeministri i rrëzuar i Katalonjës Oriol Zhungeras dhe Karme Forkadel marrin pjesë në takimin e partisë, Majtistja republikane e Katalonjës.

Tani për tani, vetëm Majtistja republikane e Katalonjës (ERC), e cila angazhohet për pavarësinë e rajonit, kumtoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e caktuara për më 21 dhjetor.

“Do të marrim pjesë në zgjedhjet e 21 dhjetorit, që është shans për ta konsoliduar republikën. Ata i quajtën zgjedhjet të paligjshme, kurth. Sido që të jetë, ne nuk kemi frikë të dalim në zgjedhje”, deklaroi në konferencë për shtyp Serzhi Sabria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button