ASHMAA: Radio Shkupi dhe TV Nova e kanë shkelur Kodin Zgjedhor

Servisi i parë programor i Radios së Maqedonisë (Radio Shkupi) dhe TV Nova e kanë shkelur Kodin Zgjedhor gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, për shkak të të cilave do të shtrohen kërkesa deri te gjykata kompetente për fillimin e procedurës kundërvajtëse, kumtoi Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Sipas ASHMAA, gjatë heshtjes zgjedhore në emisionin për bujqësi të Radio Shkupit janë transmetuar deklarata nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikolovski.

TV Nova, ndërkaq, kumton ASHMAA, në dy raste, më 26 dhe 27 tetor, ditët e fundit të monitorimit të fushatës zgjedhore, i ka shkelur limitet për reklama të paguara  politike. TV NOVA ka transmetuar më shumë se tetë minuta të lejuara për reklama politike të paguara në orë reale është transmetuar program për partitë politike në opozitë.

ASHMAA paralajmëron se deri në fund të kësaj jave do të publikohen raportet për mënyrën e raportimit të transmetuesve gjatë fushatës zgjedhore të raundit të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button