Policia për 6 ditë arreston 4 shpërndarës të drogës dhe 18 konsumues nëpër shkolla

Në vazhdën e veprimeve aktive Policia e Kosovës ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit e po ashtu edhe në fushën operacionale në funksion të zbatimit të urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë periudhës kohore nga 23.10.2017 deri 29.10.2017, njofton Koha.net.

“Sikurse edhe javët e kaluara, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policorë për patrullime rreth shkollave”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policorë nga drejtoritë rajonale të Policisë, stacionet policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

* Për periudhën raportuese janë realizuar:

– 225 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

– 437 patrullime rreth shkollave,

– 459 persona të kontrolluar,

– 194 vetura të kontrolluara,

– 18 lokale të kontrolluara,

– 06 ligjërata në shkolla,

– 460 pjesëmarrës, nxënës,

– 170 fletushka.

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

– iniciuar 17 raste

– arrestuar 22 persona

Gjithsejtë janë konfiskuar:

– marihuanë 395.05 gramë (2.65 gramë marihuanë në shkolla, pjesa tjetër në perimetrin 300 m)

– heroinë 267,5 gramë

– euro 4005

– një (1) revole/54 fishekë

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave, si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 17 rasteve:

– 1 raste brenda oborreve,

– 1 raste afër oborreve të shkollave,

– 15 raste në perimetrin prej 300m.

Prej numrit të përgjithshëm të të arrestuarve (22):

– 4 persona shpërndarës të drogës,

– 18 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale dhe në veçanti luftës ndaj trafikimit me narkotikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button