Kontest kufitar midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje paralajmëroi se deri në fund të vitit 2017 do të konfirmohet kufiri midis Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Sipas paralajmërimeve nga Beogradi, Komisioni serb për konfirmimin e kufirit me BeH-në intensivisht punon në përcaktimin e linjës së kufizimit midis dy vendeve.

Por, autoritetet në Sarajevë pohojnë se Komisioni i BeH-së për kufizim aspak nuk është i përfshirë në këtë proces.

Anëtari i Komisionit të BeH-së për konfirmimin e kufirit me Serbinë, Zhelko Obradoviq në një deklaratë për gazetën e Banja Lukës “Nezavisne novine” tha se BeH-ja është e gatshme për bisedime për këtë çështje.

“Nuk kemi kurrfarë të dhënash nëse është dakorduar diçka dhe presim në kohë sa më të shpejtë dikush të na informojë për këtë”, deklaroi Obradoviq, duke shtuar se tani në lëvizje është Komisioni nga Serbia.

Kufiri midis BeH-së dhe Serbisë është i gjatë 335 kilometra dhe sipas asaj që deri më tani është e njohur, kontestuese janë rreth 40 kilometra katrorë përgjatë linjës kufitare.

Bëhet fjalë për tokë në rajonet e Zvornikut në BeH dhe Bajina Bashta në Serbi, pjesë e komunës serbe Priboj që është ndarë me territorin e komunës boshnjake Rudo, si dhe rajonin nëpër të cilin kalon hekurudha Beograd-Tivar.

Përgjatë hekurudhës Beograd-Tivar kontestuese janë rreth 12 kilometra, të cilat kalojnë nëpër territorin që tani i takon BeH-së dhe ku gjendet stacioni hekurudhor afër qytetit Shtërpci të BeH-së.

Por, Serbia insiston t’i i takojë tërë rajoni rreth hekurudhës, edhe pse, siç pohojnë autoritetet në Sarajevë, për kthim nuk ofron kurrfarë lëshime.

Beogradi megjithatë pohon se është i gatshëm për kompromis për kufirin, ndërsa edhe vetë Vuçiq deklaroi se vendi “nuk dëshiron të dëmtojë as interesat e popullit serb, as të popujve të tjerë, si në BeH, ashtu edhe në Serbi”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button